Studentët e fakulteteve do rinisin sërish protesta
Pas një viti reagimesh nga studentët e fakulteteve në Shqipëri, do të rinisin sërish protesta. Kështu është bërë me dije nga Lëvizja për Universitetin.
Ministria e Arsimit do të jetë vendi ku studentët do të rifillojnë protestat. Sipas Lëvizjes për Universitetin, kërkesa kryesore e kësaj proteste është anulimi i ligjit për arsimin e lartë.
Pas protestave të një viti më parë, qeveria ofroi si zgjidhje për kërkesat e studentëve Paktin për Universitetin por përfaqësuesi i lëvizjes për Universitetin, pedagogu Arlind Qori shprehet për Euronews Albania se ky pakt nuk mund të plotësohet nëse nuk rrëzohet ligji për arsimin e lartë.
“Është ligji i arsimit të lartë ai që e burokratizon universitetin, është ligji i arsimit të lartë ai që e komercialion universitetin, ai që mundëson tarifa të larta dhe të papërballueshme, ai që u mundëson pronarëve të universiteteve privatë të financohen nga paratë e popullit”- shprehet pedagogu.
Nga ana tjetër studentët janë të ndarë në qëndrimin e tyre për t’ju rikthyer protestave.
“Jo, nuk do marr pjesë tek protesta, jam kundër sepse edhe vjet shkolla u zgjat më tepër dhe nuk pamë ndonjë ndryshim kushedi se çfarë”- shprehet një student.
Nga ana tjetër ka studentë që shprehen se është e domosdoshme dhe e nevojshme sepse nga protestat e vjetshme mësuan se sëbashku munden të bëjnë diçka.
Për përfaqësuesin e Qëndresës Qytetare, jo të gjitha premtimet për paktin e universitetin janë rezalizuar dhe kjo duhet të jetë arsyeja e rinisjes së protestave.
“Nëse një protestë do jetë e orientuar tek pikat të cilat nuk janë realizuar apo nuk janë marrë parasyesh nga Pakti për Universitetin, atëherë unë mendoj që ky do jetë një protest që do ta shtyjë por edhe do ushtorjë presion për për të realizuar të parealizuarën.”- tha Rigels Xhemollari.
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 21:28 Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”