Studentët protestojnë për kushtet dhe sigurinë në “Qytet Studenti”
Pas disa denoncimeve për mungesën e sigurisë në Qytetin Studenti, përballjen me ngacmime seksuale dhe përndjekje të disa studenteve që jetojnë në konviktet, aktivistët e “Lëvizjes Për Universitetin” shprehim mbështetjen dhe angazhimin e tyre kundrejt problemeve të kësaj natyre. Për këtë arsye në fundjavë studentët u organizuan në një protestë.
Pas një vëzhgimi në terren, ata kanë vënë re se ka një mungesë të theksuar të ndriçimit në disa rrugica, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në uljen e sigurisë në rrugë. Edhe në ato rrugica ku kishte ndriçim, është shumë i zbehtë.
Kjo është gjendja në të cilën ndodhet sot Qyteti Studenti, ku studentët që banojnë aty jo vetëm që përballen me probleme brenda godinave, si mungesa e shtretërve, mungesa e ngrohjes, probleme me tualetet dhe dushet, mungesa e hapësirave për të lexuar etj, por rrezikohen edhe jashtë tyre.
Në një zonë si ajo e Qytetit Studenti, ku ndodhet edhe një komisariat policie, nuk sheh asnjë polic në lëvizje që mund të sigurojë mbrojtjen e qytetarëve. Problemi thellohet akoma më shumë në orët e vona të natës, kur edhe bizneset aty rrotull mbyllen.
Qyteti Studenti është një rezidencë studentore që do të duhej të gjallonte nga studentët, ndërkohë që sot, të jetosh aty është bërë e pamundur. Përveç kushteve infrastrukturore të konvikteve, është kthyer në rrezik edhe për të kaluar në rrugë. Ne si studentë dhe aktivistë do të vazhdojmë të mbështesim njëri- tjetrin, por nuk mjafton vetëm kjo. Autoritetet duhet të marrin përgjegjësi për boshatisjen e këtyre hapësirave.
Ne nuk mund të na dëbojnë. Ne do të përpiqemi që të kërkojmë mbrapsht atë që i japim çdo ditë këtij qyteti. Jo me propagandë, por me aksione, peticione e protesta aq herë sa të jetë e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit