Mjeti me përmasa jo normale niset drejt Elbasanit, policia apel shoferëve
Ka nisur rrugëtimin për tu transportuar nga Porti i Durrësit drejt qytetit të Elbasanit, mjeti jashtë normave i cili i kalon kufijtë e përmasave normale.
Makineria gjigande ka mbërritur ditë më parë në portin më të madh në vend, ndërsa destinacioni final është Elbasani.
Bëhet fjalë për një transport të vështirë dhe të komplikuar, pasi makineria është jashtë përmasave të zakonshme dhe operacioni në fjalë është kompleks.
Më herët, policia e Durrësit doli me një njoftim zyrtar, ku u bënte apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim, pasi transporti do të jetë i ngadaltë dhe mund të shkaktohen pengesa për lëvizjen normale të mjeteve.
Njoftim i DVP Durrës:
Duke nisur nga ora 22:00, deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit, në drejtim të qytetit të Elbasanit, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtueseve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për levizjen normale të mjeteve.
Mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative, për të cilat do të informohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë