Studim zbulon “sekretet” që gruaja spanjolle të jetonte 117 vjeçe

27 Shtator 2025 | 11:31

Një studim i publikuar së fundmi në revistën Cell Reports Medicine ka hedhur dritë mbi faktorët që i mundësuan Maria Branyas Morera, një gruaje spanjolle e lindur në SHBA, të jetonte deri në moshën 117 vjeç e 168 ditë. Branyas, e cila ndërroi jetë në gusht 2024, ishte personi më i moshuar në botë në momentin e vdekjes së saj.

Ekipi kërkimor, i udhëhequr nga Dr. Manel Esteller në Institutin e Kërkimeve për Leukeminë Josep Carreras në Barcelonë, analizoi mostra gjaku, pështyme, urine dhe jashtëqitjesh të Branyas, duke krahasuar gjenomin e saj me atë të 75 grave të tjera nga gadishulli Iberik.

Sipas studimit, jetëgjatësia e saj ishte rezultat i një kombinimi mes “lotarisë gjenetike” dhe një stili të shëndetshëm jetese. Branyas zotëronte variacione gjenesh që e mbronin nga sëmundjet e zakonshme të moshës, ndërsa ndiqte një mënyrë jetese tipike mesdhetare: nuk konsumonte alkool e duhan, ushqehej shëndetshëm, përdorte rregullisht vajin e ullirit dhe e përfshinte kosin në dietën e saj të përditshme, deri në tre porcione në ditë. Ajo gjithashtu jetonte në fshat dhe bënte ushtrime të moderuara, kryesisht duke ecur një orë në ditë.

Studiuesit vlerësuan se konsumimi i kosit, së bashku me dietën e përgjithshme, mund të ketë kontribuar në ruajtjen e një mikrobiome të shëndetshme të zorrëve, të ngjashme me atë të një personi shumë më të ri, duke ndihmuar në uljen e inflamacionit. Megjithatë, ekspertët theksojnë se ky faktor nuk është i vetëm dhe se rezultatet lidhen me një kombinim të gjerë elementësh biologjikë dhe mjedisorë.

Përveç dietës, analizat gjenetike zbuluan variante të veçanta që lidhen me funksionin imunitar, ruajtjen e aftësive njohëse, metabolizimin e yndyrnave dhe shëndetin e trurit e të zemrës gjatë plakjes.

Profesorja Claire Steves nga King’s College London, e cila nuk ishte pjesë e studimit, e vlerësoi punimin si një nga më të plotët deri më tani në këtë fushë. Ajo megjithatë paralajmëroi se nuk mund të nxirren përfundime të përgjithshme nga vetëm një rast, pasi procesi i plakjes ndryshon për çdo individ.

Studime të tjera pritet të ndjekin këtë qasje për të parë nëse gjetjet përsëriten te superqindvjeçarë të tjerë, duke hapur mundësi të reja për të kuptuar më mirë mekanizmat biologjikë që ndikojnë në jetëgjatësinë njerëzore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham, një nga aleatët më të afërt të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe një prej figurave më me ndikim të...
07:30 | 13/07/2026

Zjarr fatal në një lokal nate në Bangkok, 27 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur në gjendje kritike si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu...
07:15 | 13/07/2026

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026