Studimi lidh mijëra vdekje në Gjermani me rezistencën ndaj antibiotikëve

20 Gusht 2025 | 11:09

Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve mbesin kërcënim i madh shëndetësor në Gjermani, duke kontribuar për dhjetëra mijëra vdekje çdo vit. Kështu u tha në një studim të kryer nga Instituti Robert Koch (RKI), Universiteti i Uashingtonit dhe institucione të tjera kërkimore.

Analiza, që u publikua në revistën Journal of Antimicrobial Chemotherapy-Antimicrobial Resistance, zbuloi se afër 45.700 persona në Gjermani kishin vdekur në lidhje me patogjenët rezistentë ndaj antibiotikëve më 2019.

Në disa raste, rezistenca nuk ishte shkaku i menjëhershëm i vdekjeve, por infeksionet e gjakut, të rrugëve të frymëmarrjes dhe infeksionet abdominale ishin veçmas të zakonshme si pasojë fatale.

Studimi vlerësoi se afër 9.600 nga këto vdekje mund t’iu atribuoheshin drejtpërdrejt rezistencës, që nënkupton se pacientët mund të kishin mbijetuar nëse bakteret nuk do të kishin qenë rezistente. Gjermania ka regjistruar 939.500 vdekje më 2019, sipas statistikave zyrtare.

RKI, që është instituti kryesor epidemiologjik i Gjermanisë, tha se rezistenca ndaj antibiotikëve është “një nga sfidat më të mëdha shëndetësore globale të kohës sonë”, që nxitet nga përdorimi i gjerë dhe keqpërdorimi i antibiotikëve.

Përdorimi i tepruar, trajtimet e gjata apo përshkrimet jo të duhura të mjekëve krijojnë presion që mundësojnë që rezistenca ndaj antibiotikëve të përhapet.

Instituti Robert Koch bëri thirrje për parandalim më të fuqishëm dhe më shumë masa që synojnë kontrollin, duke theksuar se përdorimi i kujdesshëm i antibiotikëve është kyç për frenimin e rezistencës./REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026