Studimi: Deri në 4 kafe në ditë mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

27 Nëntor 2025 | 09:53

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që pinë kafe çdo ditë mund të jetojnë deri në pesë vjet më gjatë se ata që e shmangin atë. Gjithashtu studimi thekson se pirja e deri në katër filxhanëve në ditë duket se ngadalëson plakjen biologjike.

“Me moderim, konsumi i kafesë mund të ketë një efekt pozitiv, por në doza të mëdha ka efektin e kundërt. Konsumi i kafesë deri në limitin e rekomanduar ditor shoqërohej me një moshë biologjike pesë vjet më të re krahasuar me ata që nuk pinë kafe”, thanë autorët e studimit.

Studimi, i botuar në revistën BMJ Mental Health shqyrtoi në mënyrë specifike efektet e kafesë në plakjen tek njerëzit me sëmundje të rënda mendore, duke studiuar gjatësinë e telomereve të tyre. Ndërsa plakemi, telomeret shkurtohen -por ky proces përshpejtohet tek njerëzit me çrregullime serioze psikiatrike, të tilla si psikoza, skizofrenia dhe çrregullimi bipolar.

Studimi përfshinte 436 të rritur nga programi norvegjez i psikozës TOP (Psikozë e Organizuar Tematikisht). Nga këta, 259 kishin skizofreni, ndërsa 177 të tjerët kishin çrregullim bipolar ose depresion të madh me psikozë. Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe, varësisht nga konsumi i tyre i përditshëm i kafesë: asnjë, një deri në dy filxhanë, tre deri në katër dhe pesë ose më shumë.

Duke përdorur mostra gjaku, studiuesit matën gjatësinë e telomereve në qelizat e bardha të gjakut dhe zbuluan se ata që pinin katër gota në ditë kishin telomere dukshëm më të gjata, të krahasueshme me një moshë biologjike pesë vjet më të re se ata që nuk pinin.

Studiuesit ia atribuojnë përfitimet e mundshme kundër plakjes së kafesë substancave të saj të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Libani vijon bisedimet me Izraelin për të filluar tërheqjen ushtarake

Presidenti libanez Joseph Aoun e lidhi pjesëmarrjen e vazhdueshme të vendit të tij në bisedimet me Izraelin me fillimin e një tërheqjeje ushtarake nga zonat...
19:23 | 09/07/2026

Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave

Pakistani dhe Katari po punojnë për t’i rikthyer SHBA-të dhe Iranin në tryezën e negociatave, raportuan burime për CNN. Pakistani dhe Katari ishin ndërmjetësit kryesorë...
19:08 | 09/07/2026

Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen

Propozimi i Volkswagen për të shkurtuar deri në 100,000 vende pune dhe për të mbyllur fabrikat po përballet me një provë të madhe të enjten,...
18:58 | 09/07/2026