Studimi hedh poshtë pretendimin e Trump se paracetamoli shkakton autizëm
Marrja e paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk rrit mundësinë që fëmija të jetë autik ose një aftësi të kufizuar intelektuale. Kështu ka dalë në përfundim një studim i zhvilluar së fundmi.
“Ky rishikim sistematik dhe meta-analizë nuk gjeti prova se përdorimi i paracetamolit nga nëna gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e çrregullimit të spektrit të autizmit, ADHD ose aftësisë së kufizuar intelektuale tek fëmijët”, thuhet në studim, i cili është botuar në Lancet Obstetrics, Gynaecology and Women’s Health.
Studimi është ndërmarrë nga një ekip prej shtatë studiuesish nga e gjithë Evropa, të udhëhequr nga Asma Khalil, profesoreshë e obstetrikës dhe mjekësisë fetale të nënës në City St George’s, Universiteti i Londrës.
Studiuesit shqyrtuan dhe krahasuan rezultatet shëndetësore të 262,852 fëmijë nën 18 vjeç që ishin vlerësuar për autizëm, 335,255 të vlerësuar për ADHD dhe 406,681 të vlerësuar për aftësi të kufizuara intelektuale.
Khalil tha se paracetamoli mbetet një opsion i sigurt gjatë shtatzënisë kur merret sipas udhëzimeve. Gjetjet hedhin poshtë pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump se qetësuesi i dhimbjeve shkakton autizëm. Deklarata të cilat u dënuan nga organizatat mjekësore, të shëndetit të grave dhe shkencore në të gjithë botën.
Vërejtjet e presidentit amerikan shkaktuan ankth tek gratë shtatzëna sepse paracetamoli është ilaçi që autoritetet shëndetësore në mbarë botën rekomandojnë të përdoret për të trajtuar dhimbjet, të tilla si dhimbjet e kokës dhe ethet.
Pa e përmendur Trumpin, studiuesit i hedhin poshtë kategorikisht vërejtjet e tij. Ata shpresojnë që ky shqyrtim do t’i japë fund çdo skepticizmi mbi përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë, pasi shmangia e paracetamolit për dhimbje ose ethe të forta mund t’i ekspozojë si nënën ashtu edhe foshnjën ndaj rreziqeve.
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 15:15 Aksident i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, furgoni me pasagjerë del nga rruga
- 15:09 “Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë