Studimi i ri: Ndryshimet klimatike rrezikojnë shëndetin e fëmijëve

30 Dhjetor 2025 | 18:20

Ndryshimet klimatike dhe valët ekstreme të të nxehtit po kërcënojnë gjithnjë e më shëndetin e fëmijëve.

Sipas një studimi të ri shkencor, ekspozimi ndaj temperaturave të larta dhe lagështisë së lartë gjatë shtatzënisë mund të ngadalësojë rritjen te fëmijët, një problem që mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin e tyre.

Hulumtimi, i publikuar në revistën Science Advances, tregon se gratë që janë të ekspozuara ndaj kombinimit të temperaturave të larta dhe lagështisë gjatë çdo tremujori të shtatzënisë, kanë fëmijë që janë mesatarisht 13% më të shkurtër se pritej për moshën.

Studiuesit theksojnë se lagështia e lartë përkeqëson efektin e të nxehtit, pasi trupi nuk mund të ftohet përmes djersitjes. Gratë shtatzëna janë veçanërisht të rrezikuara për shkak të ndryshimeve hormonale dhe mbingarkesës fizike, ndërsa stresi nga nxehtësia mund të çojë edhe në lindje të parakohshme.

Pasojat e nxehtësisë ekstreme janë tashmë të dukshme edhe në Evropë. Vetëm këtë verë, rreth 24,400 persona humbën jetën si pasojë e valëve të të nxehtit, ku sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike trefishuan numrin e viktimave.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse emetimet e gazrave serrë vazhdojnë në nivele të larta, deri në vitin 2050 miliona fëmijë, veçanërisht në Azinë Jugore, mund të përjetojnë ngadalësim të rritjes, duke e kthyer ndryshimin klimatik në një kërcënim serioz për brezat e ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026