Studimi: Sëmundjet ishemike të zemrës, shkaku kryesor i vdekshmërisë

22 Janar 2026 | 16:54

Sëmundjet ishemike të zemrës vijojnë të mbeten një nga shkaktarët kryesorë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në Shqipëri, ndërsa të dhënat e vitit 2024 tregojnë një stabilizim të situatës dhe rikthim në nivelet para pandemisë.

Sipas raportit më të fundit, incidenca e sëmundjeve ishemike të zemrës në vitin 2024 ishte 201.3 raste për 100 mijë banorë, një rënie e lehtë krahasuar me vitin 2023, kur kjo shifër ishte 203.2. Meshkujt mbeten dukshëm më të prekur, me 279.8 raste për 100 mijë banorë, ndërsa tek femrat incidenca ishte 124.1, duke ruajtur një raport mashkull–femër rreth 2.3 me 1.

Rreziku rritet ndjeshëm me moshën, veçanërisht pas moshës 60 vjeç. Mosha mesatare e diagnozës është 66 vjeç për meshkujt dhe 69 vjeç për femrat, ndërsa grupmoshat nën 40 vjeç mbeten me rrezik minimal.

Në krahasim me vendet e rajonit, sipas të dhënave të Global Burden of Disease 2023, Shqipëria ka një incidencë më të lartë se Maqedonia e Veriut, me 169 raste, dhe Kroacia, me 181 raste për 100 mijë banorë, por më të ulët se Mali i Zi, i cili regjistron 216 raste për 100 mijë banorë. Kjo e vendos Shqipërinë në një nivel të ndërmjetëm në rajon.

Në Shqipëri, sëmundjet e qarkullimit të gjakut përbëjnë mbi 52% të vdekjeve totale, ndërsa sëmundjet ishemike të zemrës zënë rreth 23 për qind. Ekspertët theksojnë se shumica e rasteve mund të parandalohen përmes ndërhyrjes ndaj faktorëve të rrezikut si duhani, dieta e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik dhe stresi, si dhe përmes zbulimit dhe trajtimit të hershëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026