Stuhi e fortë në disa shtete amerikane, qindra mijëra njerëz pa energji 

4 Prill 2024 | 08:03

Qindra mijëra njerëz në disa shtete në SHBA kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa në disa pjesë të vendit është vendosur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të stuhive të forta që rrezikojnë të kthehen në tornado, raporton CBS News.

Gjatë natës një stuhi e fortë goditi qytetin Jeffersonville në shtetin e Xhorxhias dhe shtetin e Indianës dhe numri i të lënduarve në vende të veçanta nuk i kalon dhjetë.

Një vdekje dyshohet se lidhet me stuhinë në Tula, Oklahoma.

Një paralajmërim tornado ishte në fuqi për katër qarqe në Florida qendrore, ku jetojnë rreth 6.5 milionë njerëz, me erëra prej 110 kilometrash në orë.

Parashikuesit paralajmërojnë se stuhitë e forta “të afta për të prodhuar disa tornado” mund të godasin sot Virxhinian lindore dhe Karolinën e Veriut.

Të martën, 16 tornado u raportuan në agjencitë shtetërore të motit në Kentucky, Illinois, Tennessee, Ohio, Alabama dhe Georgia.

Në Tenesi, rreth 40,000 shtëpi dhe biznese ishin pa energji pasi rrufeja goditi një nënstacion.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026