Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA

12 Janar 2025 | 13:13

Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të shtunën qytetarët të mos udhëtojnë për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin rrugët, kryesisht ato të brendshme.

Stuhia dimërore shoqëruar me reshje bore e temperatura të ulëta po lëviz në shtetet që shtrihen në brigjet lindore të vendit. Në përfundim të ditës pritet që temperaturat të bien edhe më shumë, duke rritur rrezikun për shndërrimin e korridoreve rrugore, në korridore të rrezikshme me akull.

Sipas Scott Carroll, meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit në Atlanta rreziqet do të jenë më të mëdha në rrugët dytësore, pasi rrugët kryesore janë kryesisht të pastra.

Disa aeroporte përfshirë ai në Atlanta të Xhorxhias dhe Charlotte në Karolinën e Veriut, njoftuan sot për ndërprerje të udhëtimeve.

Disa linja ajrore njoftuan për vonesa disa orëshe.

Deri në mesditën e së shtunës, më shumë se 300 fluturime brenda dhe jashtë aeroportit ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës u anuluan, ndërsa gati 500 të tjera u shtynë, sipas programit të gjurmimit të fluturimeve ‘FlightAware’.

Më shumë se 200 fluturime si brenda dhe jashtë qytetit Charlotte u anuluan, dhe pothuajse 200 të tjera, u shtynë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) i Mbretërisë së Bashkuar nisi të martën një konsultim mbi rregullat e propozuara që kërkojnë që Apple dhe Google...
10:59 | 30/06/2026

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026