Stuhi e madhe rëre në Irak, mbi 1 mijë persona me probleme të frymëmarrjes
Më shumë se 1,000 njerëz kanë mbetur me probleme të frymëmarrjes pas një stuhi të fuqishme rëre që goditi pjesët qendrore dhe jugore të Irakut, njoftuan zyrtarët shëndetësorë.
Një zyrtar në provincën Muthanna tha për agjencinë e lajmeve AFP se të paktën 700 persona ishin raportuar me simptoma të asaj që ata e quanin “mbytje”. Pamjet e shpërndara në internet treguan zona të mbuluara nga një mjegull e trashë portokalli, ndërsa mediat lokale raportuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të fluturimeve në disa rajone.
Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në Irak, por disa ekspertë besojnë se ato po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda për shkak të ndryshimeve klimatike. Këmbësorët dhe policia në disa zona mbanin maska për fytyrën për t’u mbrojtur nga pluhuri, ndërsa paramedikët ishin të pranishëm për të ndihmuar ata që kishin vështirësi me frymëmarrjen.
Sipas një zyrtari shëndetësor në provincën Muthanna, spitalet morën të paktën 700 raste me probleme të frymëmarrjes, ndërsa në provincat Najaf dhe Diwaniyah, mbi 570 persona u dërguan në spital. Më shumë se 530 individë u raportuan me simptoma të ngjashme në provincat Dhi Qar dhe Basra.
Stuhia e rërës mbuloi provincat jugore të Irakut në një re të dendur portokalli, duke ulur dukshmërinë në më pak se një kilometër (0.62 milje). Autoritetet ishin të detyruara të mbyllin aeroportet në provincat Najaf dhe Basra, dhe shumica e fluturimeve u pezulluan përkohësisht.
Sipas shërbimeve lokale të motit, kushtet pritet të përmirësohen gradualisht deri të martën në mëngjes.
Iraku është renditur nga Kombet e Bashkuara si një nga pesë vendet më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike, për shkak të stuhi të shpeshta rëre, temperaturave të larta dhe mungesës së ujit. Në vitin 2022, një stuhi e fuqishme rëre la një person të vdekur dhe më shumë se 5,000 të tjerë kërkuan trajtim për probleme të frymëmarrjes. Ministria e Mjedisit të Irakut ka paralajmëruar se vendi do të përjetojë më shumë “ditë pluhuri” në të ardhmen.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil