Stuhitë përfshijnë Evropën, viktima në Austri, Francë e Itali

19 Gusht 2022 | 13:14

Një stuhi e fuqishme vrau 5 persona, mes të cilëve dy fëmijë, dhe plagosi dhjetëra të tjerë në 24 orët e fundit në Austri. Fëmijët, dy vajza të mitura, u vranë nga rënia e një peme.

Ato dyshohet se janë 5 dhe 8 vjeç dhe ndodheshin pranë një liqeni të vogël në lokalitetin Karinthia, ku pemë të shumta u çrrënjosën si pasojë e erës së fortë.

Ndërkohë, erërat e fortë me shpejtësi deri në 224 km/orë shkulën nga vendi pemë dhe dëmtuan shtëpi edhe në ishullin francez të Korsikës, ku 6 persona mbetën të vrarë dhe 45 mijë banesa pa energji elektrike.

Ndërkohë, në Francën kontinentale, disa rajone të jugut u prekën nga ndërprerja e energjisë si pasojë e vërshimit të ujërave në qytetin e dytë më të madh të vendit, Marsejë.

“Shoku im la varkën dhe ndjeu tokën të lëkundej për shkak të pemëve që po shkuleshin nga vendi. Unë isha në makinë dhe i pash pemët që ranë mbi ne. Mendova se do të vdisnim”, u shpreh një pushues.

Në rrethana të ngjashme, dy persona humbën jetën në dy incidente të veçanta në rajonin e Toskanës në Itali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026