Suedia “akuza” Beyonce, e fajëson për rritjen e inflacionit në vend

16 Qershor 2023 | 16:08

Përpjekjet e vazhdueshme në Eurozonë për të ulur nivelet e inflacionit kanë hasur një variabël tjetër që ka ndikuar në rritjen e indeksit. Nuk janë as barrierat në industritë prodhuese, as lufta në Ukraninë, por një pop star me famë botërore, si Beyonce.

Ekspertët e ekonomisë në Suedi, kanë deklaruar se efekt i rritjes së papritur të vlerës së inflacionit në vend, është shkaktuar nga touri “Reinassence” i këngëtares që i rikthehet skenave botërore pas 7 vitesh. Touri që këngëtarja vendosi ta niste pikërisht në qytetin e Stockholm, ka shkaktuar rritjen e papritur të çmimeve të hoteleve dhe restoranteve, të cilët janë pushtuar nga fansat e këngëtares.

“Inflacioni i lartë i paparashikuar në Suedi është faji i Beyonces!”- shprehet i bindur Michael Graham, kreu i bankës daneze Danske Bank, një ndër më të mëdhajat në vend.

Sipas Grahn, touri i këngëtares fituese të 32 çmimeve Grammy Aëards, ka shkaktuar rritje masive të kërkesës në sektorin e hotelerisë.

Nga 9,7% në maj, vlera e inflacionit, vlerë e cila ishte parashikuar nga ekspertët të zbriste në 9,4%, ka arritur vlerën 10,5%. Ekspertët akuzojnë këngëtaren e famshme të “Crazy in Love” si përgjegjëse për rritjen e çmimeve më 0,2 pikë përqindje brenda një muaji. Edhe pse rritja e rrufeshme e çmimeve pritet të ngadalësohet në fund të muajit me mbarimin e koncertiti të Beyonce, ekziston frika se koncerti i këngëtarit të famshëm Bruce Springsteen në fund të muajt në Goteborg, do të ketë po të njëjtin impakt.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026