English

Suedia bëhet vendi i parë në botë pa duhan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Suedia po kthehet në shembullin kryesor për luftën kundër pirjes së duhanit, duke treguar se një qasje alternative mund të sjellë ndryshime të mëdha. Pikërisht për të folur mbi politikat inovative të ndjekura prej saj, mjekë, farmacistë dhe ekspert mbi çeshtjet e duhanit u mblodhën në Beograd në konferencën “ReThink: Të mësojmë nga Suedia”

- Advertisement -

Patrik Hildingsson, zv/President i Komunikimeve dhe Çështjeve Korporative, Swedish Match tha se: Suedia është drejt shpalljes së saj si vendi i parë pa duhan në Evropë. Duke u kthyer te traditat tona me produkte të nikotinës orale si snus dhe qeset e nikotinës, kemi ulur normat e duhanpirjes në vetëm 5%, nivelin më të ulët në Evropë.

Ekspertët theksuan se kjo qasje ka sjellë gjithashtu uljen e sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit, përfshirë kancerin oral dhe atë të mushkërive.

Tommaso Di Giovanni, zv/ president i Komunikimeve Ndërkombëtare Philip Morris International tha se: Për të pasur një ndikim pozitiv në shëndetin publik global, duhen politika inovative që inkurajojnë duhanpirësit, të cilët nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga nikotina, të kalojnë në alternativa më të mira sesa cigaret, dhe kompani që të investojnë dhe të zhvillojnë këto produkte më tej”.

“Këto vende kanë treguar se masat tradicionale kundër duhanit, të bazuara në ndalime, nuk janë aq efektive. Reduktimi i ndjeshëm i normave të duhanit erdhi si rezultat i adoptimit të parimeve të reduktimit të dëmit dhe ofrimit të alternativave në treg me informacion të saktë, duke përqafuar alternativa më pak të dëmshme të vërtetuara shkencërisht”, tha Tommaso Di Giovanni.

Vende si Japonia, Zelanda e Re dhe Suedia u sollën si  shembull për përgjysmimin e numri të duahnpirësve në tetë vite. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka vlerësuar se përdorimi i snus-it në vend të cigareve ul rrezikun e disa sëmundjeve të lidhura me duhanin, duke promovuar shëndetin publik. Konferenca “ReThink” shërben si një platformë për të nxitur diskutimin mbi politikat që mund të transformojnë shëndetin publik dhe të frymëzojnë vendet të ndjekin shembullin e Suedisë në reduktimin e pirjes së duhanit dhe sëmundjeve të lidhura me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?