Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë: Të nisim përgatitjet

23 Shtator 2025 | 13:07

Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, të martën bëri thirrje që Evropa të rrisë përgatitjet për një konflikt të armatosur, për shkak të kërcënimit që paraqet Rusia.

“Ne duhet të adoptojmë një mentalitet të ri evropian, të kalojmë nga një mentalitet i kohës së paqes në një gatishmëri lufte”, tha Jonson në Berlin, përpara një takimi me homologun e tij gjerman, Boris Pistorius, raporton DPA.

Rusia po armatoset masivisht dhe po ndërton një ushtri “më vdekjeprurëse”, duke bërë përparime të mëdha në armët me rreze të gjatë dhe në luftën elektronike, tha Jonson në një aktivitet në Fondacionin Konrad Adenauer.

Ai paralajmëroi se vendet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) duhet të koordinohen më ngushtë në mbrojtje.

“Flasim për një larmi brenda aleancës sa i përket investimeve në mbrojtje,” tha Jonson, duke shtuar se “Kjo nuk është gjë e mirë. Nuk dua të shoh fragmentim në investimet për mbrojtjen”.

Pas neutralitetit gjatë Luftës së Ftohtë, Suedia iu bashkua NATO-s vitin e kaluar, si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

“Ne e shohim Ukrainën si mburojë, ose si shpatë, nëse doni, kundër zgjerimit ushtarak rus”, tha ai.

“Por, tani, po shohim gjithashtu se barra e mbështetjes financiare për Ukrainën po mbahet nga gjithnjë e më pak aleatë brenda NATO-s”.

Jonson kërkoi, gjithashtu, një bashkëpunim më të fortë dypalësh në fushën e mbrojtjes me Gjermaninë, duke argumentuar se të dy qeveritë duhet të promovojnë standardizimin dhe kontratat afatgjata.

Sipas tij, Berlini dhe Stokholmi po ndjekin një rrugë të ngjashme për strategjinë e mbrojtjes.

Të dy vendet po investojnë shuma rekorde në mbrojtje, pas një periudhe të gjatë të investimeve të vogla, ndërsa përballen me të njëjtat sfida nga lufta në Ukrainë dhe kërcënimi rus në rajonin e Detit Baltik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026