Suedia: Plani i BE-së për emigrantët mund të finalizohet në mars
Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për emigrantët e paligjshëm, ka thënë të enjten kryeministri suedez, Ulf Kristersson.
Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi në Vjenë me kancelarin austriak Karl Nehammer, gjithashtu konservator, prandaj dy burrat kanë bërë thirrje që Bashkimi Evropian t’i rrisë përpjekjet për të luftuar migrimin e paligjshëm.
Rritja e mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë, ka rezultuar me çuarje përpara të migrimit nëpër agjenda politike.
Liderët e BE-së kanë thënë në tetor se janë duke analizuar një skemë, sipas së cilës, migrantët që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në bllokun evropian, të dërgohen nëpër disa qendra që konsiderohen të sigurta jashtë territorit të BE-së.
Kristersson ka thënë se e ka diskutuar skemën me Komisionarin e BE-së për Migrim, Magnus Brunner, i cili e ka siguruar që propozimi do të finalizohet në këtë pranverë.
“Ekziston një lloj momenti tani”, ka thënë Kristersson.
Nehammer e ka përgëzuar Kristerssonin që po e mban çështjen e migrimit lart në agjendën e BE-së, dhe që aktualisht janë 18 shtete brenda Zonës për lëvizje të lirë, Schengen, përfshirë Zvicrën dhe Norvegjinë, që kanë interes të përbashkët në luftimin e valës së migrimit.
Kancelari austriak ka thënë se qeveritë që kanë shprehur shqetësim kanë arritur “të ndryshojnë plotësisht” diskutimin rreth migrimit, në mënyrë që shtetet pa kufij të jashtëm të BE-së, sikurse Austria, të jenë më të përfshira në diskutimet për këtë temë.
“Vetëm kur e kuptojmë që problemi duhet zgjidhur bashkë, atëherë e kemi mundësinë që të shënojmë përparim”, ka thënë ai.
LEXONI GJITHASHTU:
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera