Suedia po heq tabletët në shkolla, rikthim te letra dhe lapsi

15 Shtator 2023 | 08:02

Duket se Suedia po merr masa në shkolla duke ulur sa më shumë përdorimin e tabletëve në orën e mësimit, duke u rikthyer kështu më shumë drejt lapsit e letrës.

Ky është një vendim që akoma po diskutohet sepse ka disa që janë pro, dhe të tjerë kundër masivizimit të teknologjisë. 

Ministrja suedeze për shkollat, Lotta Edholm, e cila mori detyrën 11 muaj më parë si pjesë e një koalicioni qeveritar të qendrës së djathtë, ishte një nga kritikët më të mëdhenj të përqafimit të gjithanshëm të teknologjisë.

“Studentët e Suedisë kanë nevojë për më shumë libra shkollorë,” tha ministrja më herët.

“Librat fizikë janë të rëndësishëm për mësimin e nxënësve.” Ajo njoftoi në gusht se qeveria donte të anulonte vendimin e agjencisë kombëtare për arsimin për t’i bërë të detyrueshme pajisjet dixhitale në parashkollorët. Ajo planifikon të shkojë më tej dhe të përfundojë plotësisht mësimin dixhital për fëmijët nën moshën 6 vjeç, citon Associated Press.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026