Suedia po kërkon të ndryshojë Kushtetutën që të heqë nënshtetësinë e “mashtruesve”

15 Janar 2025 | 14:24

Suedia po përgatitet të ndryshojë Kushtetutën, në mënyrë që të revokojë pasaportat e atyre që kanë marrë nënshtetësinë me ndihmën e mashtrimit, ose që janë kërcënim për shtetin, njoftoi qeveria e vendit.

Nëse ligji miratohet, shtetasve suedezë me shtetësi të dyfishtë, të cilët kanë marrë shtetësinë duke dhënë informacione të rreme, ryshfet ose kërcënime, si dhe të dënuarve për krime të tilla si spiunazh apo tradhti, mund t’u hiqet pasaporta suedeze, raportoi Reuters.

“Sfondi (i miratimit të ligjit) është se Suedia po merret me tre kërcënime paralele dhe shumë serioze për sigurinë tonë të brendshme ,” tha ministri suedez i drejtësisë Gunnar Stromer në një konferencë për shtyp.

Stromer përmendi ekstremizmin e dhunshëm si dhe krimin e organizuar si kërcënime.

Qeveria e pakicës suedeze dhe mbështetësit e saj, demokratët suedezë të ekstremit të djathtë dhe kundër imigracionit, fituan zgjedhjet e vitit 2022 me një premtim për të vazhduar reduktimin e emigracionit dhe krimit të bandave, për të cilat ata thonë se janë fenomene të lidhura.

Në vitin 2024, Stokholmi dha numrin më të vogël të lejeve të qëndrimit për azilkërkuesit dhe të afërmit e tyre, dhe propozimet për heqjen e shtetësisë u paraqitën nga një komision parlamentar ndërpartiak.

Për të ndryshuar Kushtetutën suedeze, propozimet duhet të kalojnë një shumicë të thjeshtë votash në parlament, e ndjekur nga një zgjedhje, e ndjekur nga një votim i dytë në Riksdag.

Rreth 20 për qind e 10.5 milionë qytetarëve të Suedisë kanë lindur jashtë vendit dhe në fillim të kësaj jave, qeveria e vendit propozoi rritjen e kohës përpara se një emigrant që jeton në Suedi të mund të aplikonte për shtetësi nga pesë në tetë vjet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026