Sula: Gjyqtarët e Kushtetueses do marrin 10 mln lekë, pensionistët s’blejnë dot bukë

5 Tetor 2023 | 10:19

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka protestuar në nisje të seancës plenare në lidhje me gjendjen e pensionistëve në Shqipëri. Sula tha se rritja e pensioneve që është bërë nga qeveria nuk u mjafton personave të moshuar as për blerjen e gjysmë buke masive në ditë.

Deputeti i PD u shpreh kundër rritjes së rrogave për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët sipas tij do të përfitojnë sa marrin pensionë 100 të moshuar gjatë një muaji.

Ai tha se qeveria nuk duhet ta polarizojë kaq shumë shoqërinë, duke bërë që gjyqtarët të jetojnë në lluks të shfrenuar dhe të moshuarit të mos sigurojnë dot ushqim.

“Qeveria e ka rritur pensionin 5 mijë lekë të vjetra që do të thotë dhe kjo gjysma e bukës përsëri me këtë 5 qind lekëshin nuk blehet. As një gjysmë buke nuk i ka rritur pensionet kjo qeveri. Kjo është e trishtueshme dhe e tmerrshme. Në një kohë që sjellin në parlament një projekt ligj për rritjen e rrogës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku rroga e tyre do të bëhet sa përfitojnë 150 persona me ndihmë ekonomike, ose sa marrin 80-100 pensionistë në një muaj.

Pasi ju e dini sa është pensioni në fshat. Një lluks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese e cila është e gjitha nën uzurpimin e qeverisë.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushteteuese do të marrin 8-10 milionë në vit, ndërkohë që pensionistëve u shtohet pensioni me vetëm 5 qindë lekë të vjetra në ditë.

Kjo është e tmerrshme dhe ajo që po ndodh në shoqërinë shqiptare. Unë doja të protestoja për këtë gjendje të mjerueshme ku janë prindërit tanë dhe gjyshërit tuaj. Polarizimi i shoqërisë është i tmerrshëm”, tha Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026