Sulm kibernetik ndaj Agjencisë Bërthamore, njoftojnë autoritetet iraniane
Organizata për Energji Bërthamore e Iranit tha se një server e-mailash i kësaj organizate është hakuar nga një shtet i huaj, raportoi media shtetërore më 23 tetor. Kjo organizatë tha se hakerët kanë publikuar disa informacione në internet, shkruan Reuters.
Ky njoftim vjen një ditë pasi grupi i hakerëve iranianë, Black Reward, pretendoi se ka hakuar sistemin e brendshëm të postës elektronike të Kompanisë iraniane për Prodhimin dhe Zhvillimin e Energjisë Bërthamore.
Ky grup deklaroi përmes rrjeteve sociale se mbështet protestat që po vazhdojnë në Iran, që u nxitën nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini.
Informacionet e publikuara thuhet se përfshijnë “planet e menaxhimit dhe funksionimit të pjesëve të ndryshme të uzinës Bushehr” dhe “kontratat dhe marrëveshjet për zhvillim bërthamor”, që Irani ka lidhur “me partnerët vendas dhe të huaj”.
Organizata për Energji Bërthamore tha se ky sulm kibernetik “ka pasur për qëllim të marrë vëmendjen e publikut”.
Bisedimet midis Iranit dhe fuqive botërore, që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, kanë ngecur. Shtetet e Bashkuara thonë se Teherani ka treguar pak interesim për ringjalljen e paktit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë