Sulm me 3 viktima në Britani, arrestohet autori/Ekipi kundër terrorizmit nis hetimet

13 Qershor 2023 | 17:13

Policia ka arrestuar një person të martën, pasi tre persona u gjetën të vdekur dhe një furgon tentoi të shkelte tre të tjerë në qytetin anglez të Notingamit. Autoritetet besojnë se këto incidente në Britani janë të lidhura.

Qendra e Notingamit është mbyllur për publikun dhe ka prezencë të shtuar policore.

Një 31-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për vrasje, tha policia.

Shefja e policisë në Notingam, Kate Meynell, tha se në këtë rast është përfshirë edhe ekipi kundër terrorizmit i policisë.

“Jemi në fazën e parë të hetimit dhe duhet të përcaktojmë motivet pas këtyre sulmeve”, tha ajo.

Ajo shtoi se aktualisht nuk besojnë se ndonjë person tjetër është përfshirë në këtë incident.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, falënderoi ekipet emergjente që trajtuan këtë “incident tronditës” në Notingam, që është shtëpi e më shumë se 320.000 banorëve, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Policia u thirr pak pas orës 04:00, pasi dy persona u gjetën të vdekur në rrugën Ilkeston, që gjendet në jug të qytetit.

Banorët raportuan se kanë dëgjuar të bërtitura dhe kanë parë një burrë dhe grua të re duke u therur, para se sulmuesi – që sipas dëshmitarëve ishte “një person me ngjyrë i veshur me rroba të zeza” – u largua nga vendngjarja.

Në rrugën Magdala u gjet edhe trupi i pajetë i një burri, tha policia.

Ndërkaq, sipas autoriteteve tre persona që u goditën me furgon në rrugën Milton, janë duke marrë trajtim mjekësor.

Personat që u shtypën me furgon ishin duke pritur në një stacion autobusi, thanë autoritetet britanike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026