Sulm me acid në New Jersey, plagosen 5 persona

16 Qershor 2026 | 19:29

Pesë gra u plagosën në një sulm me acid në Jersey City, New Jersey. Autoritetet amerikane besojnë se sulmi ishte i synuar dhe i lidhur me një mosmarrëveshje të mëparshme.

Të plagosurat u dërguan me urgjencë në spitalet lokale me lëndime jo kërcënuese për jetën, duke përfshirë djegie në lëkurë të shkaktuara nga substanca gërryese. Identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura. Secila grua është në gjendje të qëndrueshme. 

“Mendimet e mia janë me të plagosurit në këtë sulm të tmerrshëm dhe dua që komunitetet tona ta dinë se dhuna si kjo nuk ka absolutisht vend në rrugët tona”, tha kryetari i bashkisë, James Solomon në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“I kam udhëzuar JCPD (Departamenti i Policisë së New Jersey-t) që të përdorë të gjitha burimet e saj për të hetuar dhe për të siguruar që oficerët tanë të punojnë pa u lodhur për të identifikuar ata që janë përgjegjës dhe t’i çojnë ata para drejtësisë”, shtoi ai.

Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim dhe kërkimi për autorët është duke vazhduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë

Në një rast të parë global, dy robotë humanoide kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale te një pacient i gjallë. Robotët kryen kolecistektomi laparoskopike, ose heqje...
10:06 | 14/07/2026

4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit

Katër persona u plagosën pasi predhat e qëlluara nga forcat amerikane goditën qytetin jugperëndimor iranian të Omidiyeh të martën herët, tha një zyrtar i lartë...
09:01 | 14/07/2026

Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro

Jared Kushner iu bashkua një konference të mbështetur nga BE-ja mbi Gazën nëpërmjet një lidhjeje video të hënën, ndërsa Brukseli nisi një iniciativë ndërkombëtare prej...
08:38 | 14/07/2026