Sulm me armë në një restorant në SHBA, të paktën 22 të vdekur

26 Tetor 2023 | 07:34

Të paktën 22 persona thuhet se janë vrarë pas të shtënave në shtetin amerikan të Maine, ndërsa autori i dyshuar – një instruktor i armëve të zjarrit – është ende i lirë.

Autoritetet në Lewiston paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë brenda me dyer të mbyllura.

Një burim policor i tha NBC News se të paktën 22 persona janë vrarë dhe rreth 50-60 të plagosur, gjë që do ta bënte ngjarjen si më vdekjeprurësen në SHBA këtë vit.

Policia ka publikuar imazhet e një burri me një pushkë të stilit ushtarak në një rrugicë dhe tha se ata po kërkojnë për Robert Card “të armatosur dhe të rrezikshëm”.

40-vjeçari punonte si instruktor i armëve të zjarrit të ushtrisë dhe kohët e fundit kaloi kohë në një institucion të shëndetit mendor pasi kishte dëgjuar zëra, sipas një njoftimi të brendshëm të policisë.

Policia tha se të shtënat ndodhën rreth orës 19:00 të së mërkurës në Schemengees Bar and Grille dhe Sparetime Recreation, një sallë lojërash bowling – të cilat ndodhen rreth katër milje larg njëra-tjetrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026