Sulm me dron pranë rezidencës së Putinit në Detin e Zi
Sulmet me dronë ukrainas shkaktuan zjarre masive në pyje që u afruan vetëm pak kilometra larg rezidencës luksoze të udhëheqësit rus Vladimir Putin përgjatë Detit të Zi, e njohur si “Pallati i Putinit”. Autoritetet lokale ruse thanë se rreth 100 ekipe emergjence luftuan me zjarrin, i cili u shkaktua nga rënia e mbeturinave nga një dron ukrainas. Flaka u përhap vetëm 9 kilometra nga kompleksi i gjerë prej 190,000 metrash katrorë i Putinit në Kepin Idokopas, pranë qytetit turistik të Gelendzhik, i vendosur jo shumë larg Krimesë.
Nuk u raportuan të lënduar ose të vdekur, megjithëse shërbimet lokale të emergjencës thanë se disa persona u evakuuan për shkak të tymit dhe u desh të transportoheshin në një vend të sigurt me varkë. Nuk dihet nëse pallati ishte objektivi i synuar i sulmeve të Kievit. Ndryshe, Putini është bërë gjithnjë e më paranojak në lidhje me përpjekjet për ta eliminuar atë, vitin e kaluar shembi vilën e tij të pushimeve në Soçi në mes të luftës së tij kundër Ukrainës, nga frika se ajo mund të ishte e ndjeshme ndaj sulmeve ajrore.
Ekzistenca e pallatit të Putinit në Detin e Zi, afërsisht 1.600 kilometra larg Moskës, doli për herë të parë në dritë në një video dokumentar të vitit 2021 nga disidenti rus Alexei Navalny, i cili vdiq vitin e kaluar ndërsa vuante dënimin në një koloni penale siberiane. Navalny kishte pretenduar se udhëheqësi rus kishte ndërtuar strehën prej 1.5 miliardë dollarësh me fonde të fituara në mënyrë mashtruese nga oligarkët e naftës dhe aleatë të tjerë miliarderë.
Pallati u ndërtua me një kazino, teatër, pistë hokeji dhe vreshta madje përfshinte edhe një klub striptizmi. Navalny kishte pretenduar se rezidenca kishte gardhe të pathyeshme, portin e vet, sigurinë e vet, një zonë ndalim-fluturimi dhe madje edhe pikën e vet të kontrollit kufitar duke vepruar në thelb si një shtet i veçantë brenda Rusisë. Planet zbuluan gjithashtu një bunker me dy tunele ku Putini dhe aleatët e tij politikë mund të mbijetonin, nëse do të ishte e nevojshme, për disa javë me qasje në ujë të pijshëm dhe ventilim.
Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues