Sulm me dronë në Moskë, devijohen fluturimet në aeroportin ‘Vnukovo’
Një sulm me dronë, të cilin autoritetet ruse ia atribuojnë Ukrainës, është kryer në Moskë duke shkaktuar devijimin e fluturimeve nga aeroporti ndërkombëtar “Vnukovo”.
Raportohet se të paktën 5 dronë u përdorën në sulmin e së martës, i cili vuri gjithashtu në shënjestër lokalitete në rrethinat e kryeqytetit rus.
Megjithatë, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se të gjithë dronët ishin qëlluar dhe rrëzuar dhe rrjedhimisht nuk kishin shkaktuar viktima apo dëme materiale.
Nga ana e saj, Ukraina nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.
Kufizimet në “Vnukovo”, një nga tre aeroportet ndërkombëtare të Moskës, u hoqën disa orë më vonë. Fluturimet nga Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ishin mes atyre të prekura.
Qeveria ruse ka saktësuar më tej se 4 nga dronët që po fluturonin mbi rajonin e Moskës u qëlluan nga sistemet mbrojtëse ajrore, ndërsa i pesti u lokalizua elektronikisht përpara se të përplasej.
“Një përpjekje nga regjimi i Kievit për të sulmuar një zonë ku ndodhen infrastruktura civile, përfshirë një aeroport ku qarkullojnë fluturime ndërkombëtare, është një akt i ri terrorist”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Ky nuk është sulmi i parë me dronë që vë në shënjestër Moskën. Në muajin maj, Kremlini deklaroi se të paktën 8 dronë kishin sulmuar kryeqytetin, duke shkaktuar dëme të vogla. Ndërsa në shkurt, një dron u përplas me selinë e Kremlinit.
Në të dyja rastet, Kievi mohoi përgjegjësitë.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë