Sulm me sëpatë në Universitetin e Varshavës/ Humb jetën punonjësja, plagoset roja

8 Maj 2025 | 16:13

Një grua është vrarë në një sulm me sëpatë në Universitetin e Varshavës në Poloni, njoftoi policia.

Universiteti bëri të ditur se viktima ishte një anëtare e stafit dhe u sulmua në ndërtesën kryesore të kampusit mbrëmjen e së mërkurës ndërsa një roje sigurie i universitetit, që shkoi për ta ndihmuar, u plagos rëndë.

Një 22-vjeçar polak është arrestuar ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, megjithëse një prokuror lokal deklaroi se ai ishte student i vitit të tretë në Fakultetin e Drejtësisë, polak, por jo nga Varshava.

Universiteti e përshkroi ngjarjen si një “tragjedi të madhe”. Të enjten u shpall ditë zie dhe mësimi u pezullua. Sulmuesi hyri në kampusin universitar pak pas orës 18:40 me orën lokale (16:40 GMT), dhe më pas shkoi në sallën më të madhe të leksioneve të universitetit, në ndërtesën Auditorium Maximum.

Sipas raportimeve të mediave polake, gruaja e vrarë ishte një pastruese 53-vjeçare, e cila vdiq në vendngjarje. Roja e sigurisë që ndërhyri është 39 vjeç.

Universiteti shprehu tronditjen e thellë për këtë ngjarje.

“Shprehim hidhërimin dhe ngushëllimet tona të thella familjes dhe të afërmve”, deklaroi rektori, Alojzy Nowak.

Ministri i Drejtësisë, Adam Bodnar, ndodhej pranë vendit të ngjarjes duke marrë pjesë në një diskutim paneli në një sallë leksionesh. Ai deklaroi se nuk kishte parë vetë sulmin, por ishte informuar nga oficerët e sigurisë së shtetit për ngjarjen.

Ministri vlerësoi njërin prej oficerëve të tij, i cili vrapoi drejt vendngjarjes për të ndihmuar rojen e universitetit, që ndaloi sulmuesin.

Kryetari i Bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskowski, shprehu gjithashtu tronditjen e tij për atë që e quajti një “krim makabër” në kampus. “Ky sulm brutal duhet të ndëshkohet rëndë,” tha ai.

Universiteti kishte planifikuar të organizonte festivalin vjetor të muzikës, Juwenalia, të premten dhe të shtunën, por ai është anuluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit

Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), raportoi Sky Sport Italia të hënën....
20:13 | 27/07/2026

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj

Qeveria e koalicionit austriak planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak nga gjashtë në nëntë muaj për t’u përshtatur me një peizazh sigurie të ndryshuar nga lufta në...
18:55 | 27/07/2026