Sulm me thikë një kopsht fëmijësh në Kinë, 6 të vrarë

10 Korrik 2023 | 08:53

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe një është plagosur në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën Guangdong të Kinës, ka thënë policia për BBC.

Tre fëmijë u vranë, dhe viktimat e tjera ishin një mësues dhe dy prindër, raportoi AFP, duke cituar një zyrtar lokal të qytetit.

Policia tha se arrestoi një 25-vjeçar dhe po heton shkaqet e sulmit.

Deri më tani nuk është bërë e ditur asgjë për viktimat, por theksohet se sulmi ka qenë i paramenduar. Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 07:40 me orën lokale.

Sulmi shkaktoi reagime të stuhishme në rrjetet sociale kineze, ku përdoruesit më së shumti lanë komente duke thënë se ishin “të shokuar”.

Krime të tilla janë relativisht të rralla në Kinë, por ka pasur një numër sulmesh me thikë në vitet e fundit, duke përfshirë disa në shkolla.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026