Sulm me thikë te një park në Gjermani, 2 të vdekur disa të plagosur
Dy persona kanë humbur jetën jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë që ka ndodhur në Gjermani.
Sipas raportimeve të mediave lokale viktimat janë një fëmijë dhe një i rritur ndësa sulmi ka ndodhur rreth orës 11:45 me orën lokale, në një park të qytetit bavarez të Aschaffenburg, sipas gazetës BILD.
Policia njofton se katër persona, përfshirë tre të rritur dhe një fëmijë, janë sulmuar, dhe dy nga të goditur nuk arritën të mbijetonin nga plagët.
Një person është arrestuar në vendngjarje dhe është dërguar në paraburgim, ndërsa autoritetet konfirmojnë se nuk ka të dyshuar të tjerë për momentin.
Ende nuk është e qartë motivi i sulmit, dhe policia ka kërkuar që të shmangen spekulimet rreth ngjarjes. Ata gjithashtu kanë siguruar publikun se nuk ka rrezik të mëtejshëm për sigurinë publike.
Për hetimet, një zonë e gjerë e parkut Schöntal është rrethuar, dhe trafiku hekurudhor në zonë është pezulluar përkohësisht.
Ndërkohë, autoritetet kanë njoftuar se më herët, në muajin nëntor, disa pjesë të këtij parku ishin shpallur si “zona të rrezikshme” dhe që patrullimet në këtë pjesë të qytetit ishin të zakonshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania “hakmerret” ndaj Musk, pezullon aktivitetet në platformën X
Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
“Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit