Sulm në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, viktima dhe të plagosur
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 persona janë plagosur pasi një makinë hyri me shpejtësi në në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë, Magdeburg, raportojnë mediat gjermane.
Videot në mediat sociale tregojnë një numër njerëzish të shtrirë në tokë dhe shërbimet e urgjencës të pranishëm.
Një dëshmitar okular tha se tregu i Krishtlindjeve ishte i mbushur me ambulanca dhe ndihmësmjekë. Tregu i Krishtlindjeve në Magdeburg ndodhet në Sheshin e Tregut të Vjetër, pranë Bashkisë së Magdeburgut pranë lumit Elba.
“Aktualisht në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg po zhvillohen operacione të gjera policore. Tregu i Krishtlindjeve në qendër të qytetit është i mbyllur”, njoftoi policia.
Sipas medias gjermane BILD, policia po kontrollon zonën e rrethuar të tregut të Krishtlindjeve për eksploziv pasi ka dyshime se bëhet fjalë për një sulm terrorist.
LEXONI GJITHASHTU:
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima