Sulme ajrore izraelite ndaj Libanit pas rrëzimit të dronit nga Hezbollahu
Izraeli njoftoi se ndërmori sulme ajrore në pjesën lindore të Libanit duke goditur infrastrukturën e Hezbollahut herët të dielën. Më herët grupi i armatosur rrëzoi një dron izraelit ndërsa të dy palët vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr mes tensioneve rajonale në rritje.
Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se avionët goditën një kompleks ushtarakë dhe tre objekte të tjera të Hezbollahut në qytetin lindor të Baalbek-ut.
Izraeli tha se sulmi i fundit ishte në përgjigje të rrëzimit të një avioni pa pilot në hapësirën libaneze nga Hezbollahu që mbështetet nga Irani. Grupi i armatosur tha se kishte rrëzuar një dron të tipit Hermes 900 të prodhuar nga Izraeli.
Hezbollahu njoftoi më vonë se kishte lëshuar dhjetëra raketa të tipit “Katjusha” që goditën një bazë të mbrojtjes ajrore në Lartësitë Golan, të aneksuara nga Izraeli, si hakmarrje ndaj sulmeve të Izraelit në Libanin lindor. Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka patur reagime nga ushtria izraelite.
Hezbellahu ka shkëmbyer zjarr me Izraelin përgjatë kufirit jugor të Libanit që nga 8 tetori, një ditë pasi Hamasi palestinez ndërmori një sulm brenda Izraelit duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe marrë peng mbi 200 të tjerë. Sulmi i Hamasit shkaktoi reagimin ushtarak të Izraelit ndaj Gazës, gjë që ka çuar në rritjen e tensioneve rajonale.
Sulmet izraelite kanë vrarë rreth 270 luftëtarë të Hezbollahut dhe afro 50 civilë, sipas burimeve të sigurisë. Ndërkohë, rreth 90,000 njerëz janë shpërngulur në pjesën jugore të Libanit, dhe më shumë se 96,000 izraelitë janë zhvendosur nga pjesa kufitare veriore e vendit, sipas zyrtarëve nga të dyja palët.
SHBA dhe vende të tjera kanë kërkuar një zgjidhje diplomatike të tensioneve mes Hezbollahut dhe Izraelit. Hezbollahu ka thënë se nuk do të ndalojë zjarrin derisa të arrihet një armëpushim në Gazë.
Dy burime i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se sulmi i fundit izraelit në Liban kishte në shënjestër një kamp trajnimi që i përkiste Hezbollahut në fshatin Janta pranë kufirit me Sirinë dhe qytetin Safri pranë Baalbek-ut. Nuk ka njoftime për viktima nga sulmet, thanë burimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)