Arsenal bind ndaj Brighton, City përmbys Crystal Palace, Haaland rikthehet tek goli

7 Prill 2024 | 14:17

Kur janë zhvilluar 31 ndeshje në kampionatin anglez, Arsenali udhëheq klasifikimin momental, duke përfituar dhe nga Liverpool që aktualisht ka një ndeshje më pak, ndërsa në vendin e tretë gjendet Manchester City i Pep Guardiolës.

Të shtunën topcinjtë likujduan Brightonin duke e mposhtur në shifrat 0-3, e duke mos e vendosur aspak në diskutim fitoren. Saka, Havertz dhe Trossard ishin autorët e golave, ndërsa londinezët udhëheqin klasifikimin me 71 pikë.

Manchester City po ashtu mori një fitore me shumë vlerë ndaj Crystal Palace, për të qëndruar mes 3 më të mirëve në kampionat, ndërsa norvegjezi Haaland u rikthye tek goli. Mateta zhbllokoi rezultatin dhe kaloi në avantazh të tijët, me De Bruyne që riktheu ekuilibrat në fraksionin e parë. Levis, Haaland e sëërish mesfushori belg dërguan shifrat në 1-4 dhe Edouard që ngushtoi diferencën për Crystal Palace. 2-4 dhe Manchester City qëndron në vendin e tretë, në pritje të Liverpool që luan këtë të diel.

Fitore të shtunën regjistruan dhe Everton, Neëcastle, Luton e West Ham, Aston Villa-Brentford u mbyll në barazim 3-3.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026