Sulme izraelite në Gaza, të paktën 25 të vrarë pranë qendrës së ndihmave
Agjencia për Mbrojtje Civile në Gaza raportoi se si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë të paktën 25 persona, përfshirë 15 që ndodheshin pranë një qendre për shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Mohammad al-Mughayyir, zyrtar i agjencisë, tha për AFP-në se 15 persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën teksa prisnin në korridorin Netzarim në pjesën qendrore të Gazës, një zonë ku çdo ditë mblidhen mijëra njerëz në kërkim të ndihmave ushqimore.
Ushtria izraelite njoftoi se po heton raportimet për sulme me pasojë vdekjen e civilëve pranë këtyre qendrave.
Dëshmitari okular Bassam Abu Shaar tha se mijëra persona ishin mbledhur gjatë natës për të marrë ndihma nga një qendër që menaxhohet nga një fondacion me mbështetje nga Izraeli dhe SHBA, dhe kur kjo qendër u hap në mëngjes, filluan të qëllonin mbi ta. “Rreth orës 01:00 sipas kohës lokale nisën të shtinin drejt nesh, ndërsa zjarri u intensifikua nga tanket dhe avionët”, tha ai.
Në javët e fundit, dhjetëra palestinezë janë vrarë gjatë tentativave për të arritur qendrat humanitare në Gaza. Situata mbetet tepër tensionuar dhe tragjike për civilët në këtë rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona