Sulme ruse në Ukrainë, 9 perona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

3 Nëntor 2025 | 09:14

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në të gjithë Ukrainën nga sulme ajrore nga forcat ruse.

Autoritetet në rajonin e Dnipropetrovskit të Ukrainës thanë të dielën se katër persona, përfshirë dy fëmijë të moshës 11 dhe 14 vjeç, u vranë në një sulm ajror rus të shtunën.

Zyrtarët ukrainas thanë gjithashtu se avionët luftarakë rusë bombarduan një numër kamionësh dhe automjetesh të tjera në rajonin jugperëndimor të Odesës, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur tre të tjerë.

Në provincën Kherson, guvernatori Oleksandr Prokudin tha se një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën pasi forcat ruse nisën sulme me dronë, artileri dhe ajër në më shumë se 20 vendbanime.

Një raketë balistike, për të cilën autoritetet lokale besojnë se ishte një model Iskander-M me një kokë rakete thërrmuese, ra në periferi të Mykolaiv, duke vrarë një 20-vjeçar dhe duke plagosur 19 persona të tjerë, përfshirë dy fëmijë.

Në vijën e frontit të rajonit Zaporizhzhia, guvernatori Ivan Fedorov tha se një civil u vra, tre u plagosën dhe shtëpitë u dëmtuan pasi sulmet ruse shënjestruan 18 vendbanime.

Këto sulme lanë gjithashtu dhjetëra mijëra banorë pa energji elektrike. Fedorov tha se gati 60,000 njerëz u përballën me ndërprerje të energjisë elektrike, duke shtuar se ekipet e emergjencës do të ndërmarrin riparime sapo situata e sigurisë ta lejojë.

Operatori kombëtar i energjisë në Ukrainë, Ukrenergo, njoftoi ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin, të cilat sipas tij ishin rezultat i “sulmeve masive me raketa dhe dronë rusë ndaj objekteve energjetike”.

Ndërkohë, Ukraina nisi gjithashtu sulme ndaj trupave dhe infrastrukturës ruse. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore kapi 164 dronë ukrainas, përfshirë 39 mbi Detin e Zi dhe 26 mbi Krime, gjatë natës.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026