Sulmet iraniane, Netanyahu thërret takim urgjent të kabinetit të sigurisë
Pas përshkallëzimit të fundit të shkaktuar nga sulmet izraelite ndaj Libanit dhe sulmet e vazhdueshme iraniane, kryeministri izraelit ka thirrur një takim urgjent të kabinetit të sigurisë në orën 11:00.
Ky është një takim me dyer të mbyllura në të cilin do të marrë pjesë vetëm një grup i vogël ministrash kryesorë, sipas raportimeve nga mediat izraelite.
Irani dhe Izraeli janë përsëri në rrugën e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme, vetëm pak ditë pas marrëveshjes për të zgjatur armëpushimin në Liban.
Mbledhja vjen pasi Irani nisi sulme ndaj Izraelit. Irani të dielën lëshoi raketa drejt Izraelit në bombardimin e parë të tillë që kur një armëpushim i brishtë hyri në fuqi në fillim të prillit, duke komplikuar përpjekjet e ndërmjetësimit për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
“Pak kohë më parë, sirenat u dëgjuan në disa zona në të gjithë vendin, pas identifikimit të raketave të lëshuara nga Irani drejt Shtetit të Izraelit”, tha ushtria të dielën në një deklaratë.
Ushtria izraelite, IDF ka njoftoi gjithashtu këtë të hënë se identifikoi një valë të re raketash të lëshuara nga Irani drejt Izraelit.
“Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin”, tha IDF.
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Ish-lojtari olimpik amerikan akuzohet për dëmtim të Pishinës Reflektuese
Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 21:41 Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 21:33 Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
- 21:32 Ish-lojtari olimpik amerikan akuzohet për dëmtim të Pishinës Reflektuese
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok