Sulmet mes Iranit dhe Izraelit, Papa Leo nga Spanja: Bota po kalon një krizë të thellë

8 Qershor 2026 | 12:25

Papa Leo XIV gjatë fjalës së tij në parlamentin spanjoll të hënën e ka përshkruar luftën si një “disfatë të dhimbshme”, ndërsa shtoi se dhuna dhe polarizimi e kanë zhytur botën në një krizë të thellë, Fjalimi i Leo XIV drejtuar politikanëve në Cortes Generales, i pari nga një papë, theksoi se paqja kërkon guxim diplomatik, përgjegjësi etike dhe që vendet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes së drejtës ndërkombëtare.

Komentet e tij vijnë ndërsa Izraeli dhe Irani po zhvillojnë sulme, në përshkallëzimin më të keq të luftës që nga armëpushimi i prillit.

“Çdo luftë përbën, në fund të fundit, një disfatë të dhimbshme të aftësisë për të negociuar dhe gjithashtu të asaj ndërgjegjeje të përbashkët të njerëzimit që njeh lidhjet e drejtësisë midis kombeve”, tha Papa.

“Bota po kalon një krizë të thellë shpirtërore dhe kulturore, e cila manifestohet në forma të shumëfishta dhune, polarizimi dhe mosbesimi të ndërsjellë. Në këtë kontekst, paqja paraqitet si një aspiratë politike dhe, akoma më shumë, si një imperativ i vërtetë moral.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026