Trump drejtuar Izraelit dhe Iranit: Ndaloni menjëherë sulmet

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
8 Qershor 2026 | 12:07

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje Izraelit dhe Iranit që të ndalojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit.

“Izraeli dhe Irani duhet të ndalojnë menjëherë sulmet, tha ai në një postim të shkurtër në platformën e tij Truth Social.

Ndërkohë, në një telefonatë të dielën, Trump i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të përmbahej nga nisja e një sulmi hakmarrës ndaj Iranit, sipas një zyrtari amerikan.

Më parë, Izraeli njoftoi se kishte goditur një strukturë petrokimike në Iranin jugperëndimor, si dhe objektiva të tjera ushtarake, pavarësisht raportimeve se Trump i kishte kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të shmangte sulme të mëtejshme.

Zhvillimet intensifikojnë shqetësimet në lidhje me një përshkallëzim të ri të konfliktit dhe ndikimin e tij në stabilitetin rajonal dhe tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner kyç në luftën kundër krimit....
11:41 | 03/07/2026

Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për...
10:25 | 03/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026