Sulmet në Detin e Kuq/ Rebelët Huthi sulmojnë luftanijen amerikane, reagon Perëndimi
Rebelët Huthi qëlluan një raketë ndaj një luftanijeje amerikane në detin e Kuq, pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë që prej së enjtes së kaluar. Sulmi në fjalë është i pari që konfirmohet nga Amerika pas disa javë agresion të ushtruar ndaj anijeve tregtare.
Ndërkohë, ministri britanik i Mbrojtjes ka deklaruar se Londra po monitoron situatën dhe se nëse sulmet nuk ndalen, Mbretëria e Bashkuar do të marrë vendimet e duhura.
“Qasja e tyre në detin e Kuq është tërësisht e papranueshme. Ne do ta ndjekim me vëmendje për të parë nëse nevojitet aksion i mëtejshëm dhe më pas do të vendosim. Synimi ynë është t’i dërgojmë një mesazh të qartë Huthëve, gjë të cilën e kemi arritur deri tani”,- Grant Shapps, sekretar i Mbrojtjes, Britani e Madhe.
Që prej 17 tetorit të kaluar, militantët e mbështetur nga Irani janë përpjekur të sulmojnë anije të shumta në akset ndërkombëtare të lundrimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rikthehet rendi në Ekuador, forcat e sigurisë bastisin burgjet “lindën” rebelimet
- Kush janë rebelët Huthi? Pse po i godet SHBA dhe kontrolli mbi Detin e Kuq
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë