Sulmet në Iran, Trump: Gjithçka ndodhi shumë shpejt, nuk u zhvillua asnjë plan evakuimi për amerikanët

3 Mars 2026 | 18:38

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën gjatë takimit me kancelarin gjerman, Friedrich Merz se nuk kishte asnjë plan evakuimi për amerikanët në Lindjen e Mesme përpara sulmeve amerikane-izraelite në Iran. Ai argumentoi se operacioni ushtarak u zhvillua shumë shpejt për të organizuar përpjekje të tilla paraprakisht.

“Sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale kur u pyet për mijëra amerikanë të bllokuar në rajon dhe pse nuk kishte një plan evakuimi.

Komentet e presidentit vijnë ndërsa shqetësimet rriten në lidhje me sigurinë e qytetarëve amerikanë në rajon.

Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje amerikanëve në të gjithë Lindjen e Mesme të largohen me mjete tregtare. Qeveria amerikane nga ana tjetër nuk ka filluar fluturimet e evakuimit për qytetarët amerikanë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026