Sulmet ruse në rrjetin elektrik, ndërprerje të energjisë në disa rajone në Ukrainë
Ndërprerje emergjente të energjisë elektrike janë shkaktuar në pothuajse të gjithë Ukrainën pas sulmeve ajrore ruse mbi infrastrukturën energjetike. Ky do të jetë dimri i katërt radhazi me ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.
Ministria e energjisë tha se të gjitha rajonet u prekën, përveç dy prej tyre. Vetëm rajoni lindor i Donetskut, i cili është në ballë të luftës ndërsa rajoni verior i Çernihivit po përballet tashmë me ndërprerje çdo orë. Përveç shënjestrës së rrjetit të energjisë, Rusia ka shënjestruar gjithnjë e më shumë hekurudhat e Ukrainës. Ndërkohë, Ukraina ka shtuar sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, në rajonet kufitare dhe më gjerë.
Rritja e sulmeve me dronë ndaj rafinerive dhe tubacioneve të naftës ka çuar gjithashtu në mungesa të karburantit dhe rritje të çmimeve në disa pjesë të Rusisë. Sipas shifrave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, sulmet kanë ulur eksportet e karburantit rus në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i luftës.
Ministria e energjisë e Ukrainës tha se po futen kufizime emergjente për shkak të situatës së ndërlikuar. Operatori i rrjetit Ukrenergo tha se po kryhen punime emergjente në të gjitha rajonet e prekura nga sulmi rus, dhe u bëri thirrje konsumatorëve që ende kishin energji ta përdorin atë me kursim.
Temperaturat në disa pjesë të Ukrainës parashikohet të bien në 3 gradë Celsius gjatë natës deri të enjten. Kompania e energjisë elektrike në Lviv në Ukrainën perëndimore tha se për shkak se ndërprerjet ishin në kushte emergjence, nuk kishte mundësi për të paralajmëruar konsumatorët paraprakisht.
Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)