“Sulmi hibrid vepër profesionisti’, ministri danez: S’ka prova për përfshirje ruse

25 Shtator 2025 | 11:34

Danimarka kontaktoi NATO-n dhe Bashkimin Evropian pasi u detyrua të mbyllte aeroportin e Aalborgut dhe të vinte në gatishmëri tre aeroporte të tjera sot, pasi dronë kryen ato që autoritetet i quajtën sulme të koordinuara.

Kopenhageni po shqyrtonte nëse do të aktivizonte Nenin 4 të aleancës mbi atë që ishte një “sulm hibrid” që përfshinte një “qasje sistematike” të fluturimit të dronëve pranë infrastrukturës kritike, tha në një konferencë për shtyp zëvendëskryeministri danez dhe ministri i Mbrojtjes Treols Lund Poulsen.

Ministri i Mbrojtjes deklaroi se fluturimet e dronëve gjatë natës mbi hapësirën ajrore daneze përfaqësojnë një “sulm hibrid” që duket të jetë vepër e një “profesisti”, por që dronët nuk u lëshuan nga një distancë e gjatë dhe se aktualisht nuk ka prova për përfshirjen e Rusisë.

Poulsen shtoi se, megjithëse ende nuk dihet saktësisht se nga janë dërguar dronët, incidentet tregojnë një kërcënim në rritje dhe kërkojnë një qasje serioze. Ai gjithashtu sugjeroi se mund të ketë një lidhje midis inkursionit të fundit me dron në Kopenhagen dhe incidentit të fundit, por nuk nxori ndonjë përfundim përfundimtar.

Aeroportet e Aalborg, Esbjerg, Sonderborg dhe Skridstrup u goditën të gjithë gjatë natës, raporton Euroneës.

Aeroporti i Aalborgut, i cili ndodhet në veri të Danimarkës dhe është një nga më të mëdhenjtë në vend, u mbyll, tha policia daneze. Dronët që po pengonin punën e tij u larguan nga zona pas rreth tre orësh, sipas raportimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar

Katër persona mbetën të bllokuar pasi një pallat katërkatësh u shemb sot në zonën e Petralona të Athinës, njoftoi brigada e zjarrfikësve. Sipas informacioneve të...
14:51 | 30/06/2026

BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi

Komisioni Evropian miratoi një paketë financiare për Malin e Zi, me vlerë prej gati 3.2 miliardë eurosh. Së bashku me vendimin për nisjen e hartimit...
14:11 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
13:34 | 30/06/2026