Sulmi i Iranit| Lerry Luxner zbulon nëse Izraeli do kundërpërgjigjet ose jo

14 Prill 2024 | 21:22

Gazetari nga Izraeli, Lerry Luxner, është shprehur se Izraeli mund të mos i përgjigjet sulomit të sotëm të Iranit.

Komentet Luxner i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se duke mos iu përgjigjur sulmit iranian, Izraeli do të fitonte pikë në sytë e ndërkombëtarëve, pikë që i humbi me sulmin në Gaza.

Ai tha gjithashtu se edhe nëse Izraeli bën diçka, do të jetë diçka tepër e kufizuar, pasi sipas tij, askush nuk do përshkallëzim të situatës në rajon.

“Dita e sotme është një ditë normale pune dhe ne ndihemi të ç’liruar sepse Izraeli ishte në gjendje të interceptonte edhe me ndihmën e partnerëve 99 % të sulmeve. Kjo ishte diçka e paprecedentë, pasi Irani sulmoi për herë të parë drejtpërdrejtë Izraelin, pra jo përmes palëve të tjera. Ka pasur vetëm një vajzë 7 vjeçare arabe që u lëndua. Kjo tregon sesa e fortë është forca mbrojtëse e Izraelit.

Kjo tregon edhe bashkëpunimin me SHBA, MB, Jordaninë, etj. Kjo na jep një mundësi për të ndryshuar trajektoren e kësaj lufte tragjike. Është e mundur që Izraeli të mos bëjë asgjë. Duke mos u përgjigjur, Izraeli mund të qëndrojë në një nivel më të lartë moral, atë që humbi në fillimet e luftës në tetor, kur grupi i Hamasit vrau dhe rrëmbeu qindra persona. Atëherë shumë dolën kundër nesh dhe nisën të numëroheshin viktimat palestineze.

Ky është çasti i parë që njerëzit në vende të ndryshme të botës fillojnë të jenë me ne, sepse ne u sulmuam. Ky ishte një sulm i targetuar. Pra ekziston një lloj mundësie që Izraeli të mos bëjë asgjë dhe nëse bën diçka, do të jetë diçka shumë e kufizuar, sepse askush nuk do përshkallëzim të mëtejshëm në rajon”, tha Luxner.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026