Sulmi me 9 viktima në Turqi, autori 14-vjeçar u “frymëzua” nga Elliot Roger

16 Prill 2026 | 08:14

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me të shtënat e regjistruara të martën në një shkollë në Turqinë jugore ku humbën jetën nëntë persona. Mësohet se autori 14-vjeçar ishte “inspiruar” nga një masakër e regjistruar në vitin 2014 në Shtetet e Bashkuara.

“Provat fillestare të hetimit treguan se autori përdori një imazh në profilin e tij në WhatsApp që i referohej Elliot Roger, i cili kreu një sulm në Shtetet e Bashkuara në vitin 2014”, sipas një deklarate të lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë turke.

Elliot Roger kreu një masakër në Isla Vista, Kaliforni, në vitin 2014. I riu vrau gjashtë persona në një kampus universitar në Santa Barbara, përpara se të vriste veten.

Ai shpjegoi në një video që regjistroi para masakrës se do ta kryente sulmin si një mënyrë “ndëshkimi” për gratë që e refuzuan. Autori i masakrës së djeshme gjithashtu ka vdekur ndërsa ende nuk dihet nëse ishte vetëvrasje.

“Pajisjet kompjuterike të sekuestruara gjatë kontrolleve në shtëpinë e autorit të krimit dhe automjetin e babait të tij  po analizohen aktualisht dhe sipas informacionit fillestar të mbledhur, nuk është vërtetuar asnjë lidhje me terrorizmin, ky duket të jetë një incident i izoluar”, sipas policisë turke.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli zotohet se nuk do të tërhiqet nga Libani, teksa vendet përgatiten për një raund të ri bisedimesh

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit SHBA-Iran, Izraeli është zotuar përsëri se nuk do të tërhiqet nga Libani. Qeveritë izraelite dhe libaneze po përgatiten për...
16:48 | 18/06/2026

Lavrov pas sulmit në rafineri: Do të nisim sulme masive kundër objektivave ukrainase

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska do të vazhdojë sulmet masive mbi objektivat në Ukrainë.  Duke folur me gazetarët, ai theksoi se presidenti rus Vladimir...
16:31 | 18/06/2026

Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?

Si negociatori kryesor i Iranit, Kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf do ta udhëheqë vendin në fazën tjetër delikate të bisedimeve me SHBA-në pas muajsh...
16:21 | 18/06/2026