Sulmi me armë në sallën e Dëshmitarëve të Jehovait, gjendet i vdekur autori

Sulmi me armë
10 Mars 2023 | 10:49

Shtatë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një sallë mbledhjesh të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin gjerman të Hamburgut.

Policia bëri me dije se personi i armatosur veproi i vetëm në sulmin e së enjtes.

Ai është një ish-anëtar i komunitetit fetar, i moshës midis 30 dhe 40 vjeç, raporton revista Der Spiegel.

Viktimat ende nuk janë identifikuar, ndërsa puna vijon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Policia thotë se në vendngjarje ka gjetur një person të vdekur për të cilin mendon se mund të ketë qenë autori i krimit të rëndë.

“Policët kanë dëgjuar edhe një të shtënë nga pjesa e sipërme e pallatit dhe janë ngjitur në katin e sipërm, ku kanë gjetur të vdekur dhe një tjetër person. Deri më tani nuk kemi të dhëna se ndonjë autor ka ikur”, thuhet në njoftimin e policisë gjermane.

Mendohet se njerëzit ishin mbledhur, ndoshta për një studim biblik, kur të shtënat filluan rreth orës 21:00 me kohën lokale.

Lara Bauch, një studente 23-vjeçare që jeton aty afër, i tha agjencisë së lajmeve DPA se “ka pasur rreth katër të shtëna me armë zjarri – me boshëllëqe kohore rreth 20 sekonda deri në një minutë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026