Sulmi me dronë në Rumani, Von der Leyen: Rusia ka kaluar një vijë tjetër, po përgatisim sanksione të reja

29 Maj 2026 | 10:43

Një dron rus goditi një ndërtesë apartamentesh në Rumaninë lindore herët të premten, sipas autoriteteve, duke shkaktuar një reagim të shpejtë dhe të ashpër nga NATO dhe Bashkimi Evropian.

Ngjarja ndodh në një kohë kur rriten frikërat se Rusia mund të përpiqet ta zgjerojë luftën përtej Ukrainës dhe të shënjestrojë një vend anëtar të aleancës së sigurisë NATO. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por Rumania është.

Ministria e Jashtme e Rumanisë tha se droni kishte qenë i përfshirë në një sulm gjatë natës në Ukrainë, por kishte rënë mbi një ndërtesë apartamentesh në Galati të Rumanisë, duke shkaktuar zjarr. Dy persona u plagosën dhe disa të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore.

Ministria tha se kishte informuar NATO-n për “shkeljen serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe të hapësirës së saj ajrore” dhe kishte kërkuar që aleanca të përshpejtojë dërgimin e kapaciteteve kundër dronëve.

Për këtë incident ka reaguar edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , e cila tha se “lufta e agresionit e Rusisë ka kaluar një vijë tjetër” dhe BE qëndron në “solidaritet të plotë me Rumaninë dhe popullin e saj”.

Von der Leyen theksoi se incidenti ndodhi në një zonë të dendur me popullsi të Rumanisë, duke plagosur civilë.

“Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe parandalimin tonë, veçanërisht në kufirin tonë lindor, ne do të vazhdojmë të rrisim presionin mbi Rusinë”, thotë ajo në një postim në X.

“Po përgatisim paketën e 21-të të sanksioneve”, shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026