Sulmi ndaj avionit të Von der Leyen, reagon shefi i NATO: Po e trajtojmë seriozisht

2 Shtator 2025 | 19:57

Kreu i Aleancës Atlantike, Mark Rutte deklaroi të martën se po punojnë për të kundërshtuar ndërhyrjen e dyshuar ruse në fluturimet civile.

Ky reagim vjen vetëm dy ditë pasi një aeroplan që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen humbi aftësinë e navigimit GPS në mes të fluturimit ndërsa fluturonte mbi Bullgarinë.

Aeroplani arriti të ulej të dielën falë përdorimit të hartave fizike. Autoritetet bullgare dyshojnë se Rusia qëndron pas ndërhyrjes.

“Ne jemi të gjithë në frontin lindor tani, pavarësisht nëse jetoni në Londër apo Talin”, tha Mark Rutte gjatë një konference për shtyp në Luksemburg së bashku me kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes. “Mund t’ju siguroj se po punojmë ditë e natë për t’i kundërshtuar ata dhe për t’u siguruar që ata të mos e bëjnë përsëri”, shtoi ai.

Rutte pretendon se ndërhyrja është pjesë e një fushate kërcënimesh hibride nga Rusia, të tilla si prerja e kabllove të energjisë dhe komunikimit nëndetëse në Detin Baltik dhe një sulm kibernetik kundër shërbimit shëndetësor britanik.

“Gjithmonë e kam urryer termin hibrid, por ai e përcakton në mënyrë të përsosur këtë bllokadë të avionëve komercialë me efekte potencialisht katastrofike”, thotë Rutte.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026

BE dhe Kina bien dakord, nisin bisedimet tremujore mbi deficitin tregtar prej 360 miliardë eurosh

BE-ja dhe Kina kanë rënë dakord të hyjnë në bisedime tre-mujore për të shmangur një luftë tregtare për shkak të çekuilibrit vjetor të importit/eksportit të bllokut prej...
21:30 | 29/06/2026

Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune

Qeveria gjermane synon të pengojë mbylljen e fabrikave të Volkswagen në vend, ndërsa ka bërë të qartë se vendimi përfundimtar i takon vetë kompanisë dhe...
19:56 | 29/06/2026