Sulmi në bazën ajrore në Ankara, ministri turk: 2 terroristët u neutralizuan

23 Tetor 2024 | 17:06

Ministri i Brendshëm i Turqisë Ali Yerlikaya tha se në një sulm në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes tre persona kanë humbur jetën dhe 14 janë të plagosur.

“Dy terroristë u neutralizuan në sulmin terrorist kundër objekteve të TAI Kahramankazan. Fatkeqësisht, në sulm kemi tre dëshmorë dhe 14 të plagosur”, shkroi ai në postimin e tij të fundit në X.

Ai nuk dha detaje të tjera rreth sulmit në periferi të kryeqytetit Ankara.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush mund të qëndronte pas sulmit. PKK, ISIL dhe ekstremistët e majtë kanë kryer sulme në vend në të kaluarën.

Pamjet nga kamerat e sigurisë gjatë sulmit, të transmetuara në televizion, shfaqën një burrë në rroba civile duke e mbajtur një pushkë në dorë dhe një çantë shpine.

Më herët, mediat raportuan se një shpërthim dhe të shtëna me armë u dëgjuan në ndërtesën e kompanisë dhe se punonjësit u dërguan në një vend të sigurt.

TUSAS prodhon avionë dhe helikopterë ushtarakë dhe civilë, si dhe sisteme dronësh për Forcat e Armatosura të Turqisë dhe për vende të tjera të botës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026