Sulmi në Damask, Irani zotohet për hakmarrje ndaj Izraelit: Do i bëjmë të pendohen!

2 Prill 2024 | 14:26

Teherani është zotuar se do të hakmerret, pasi shtatë njerëz, përfshirë një komandant të lartë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), u vranë nga një sulm ajror në konsullatën iraniane në Damask të hënën.

Irani e ka fajësuar Izraelin për këtë sulm.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të martën se do ta bëjnë Izraelin të “pendohet” për sulmin ndaj kompleksit të Ambasadës së Iranit në Damask, ku u vra gjenerali Mohammad Reza Zahedi, komandat i lartë i trupave të IRGC-së, si dhe gjashtë persona të tjerë që besohet se janë pjesëtarë të IRGC-së.

Izraeli nuk ka thënë se e kreu këtë sulm, edhe pse e ka rritur fushatën e sulmeve ajrore mbi caqet e lidhur me Iranin prej se e nisi luftën më 7 tetor në Rripin e Gazës kundër Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroristet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Hamasi mbështetet nga Teherani.

Sulmi ndaj ndërtesës ngjitur me ndërtesën kryesore të Ambasadës së Iranit në Damask më 1 prill i ka rritur shqetësimet se konflikti në Gazë mund të përhapet në tërë rajonin, shkruan REL.

Burimet ushtarake thanë se raketat izraelite u shkrepën nga Largësitë e uzurpuara të Golanit dhe se sistemi mbrojtës raketor i Sirisë i interceptoi disa nga to, por disa të tjera e goditën cakun, duke e “shkatërruar plotësisht ndërtesën” dhe duke i vrarë dhe plagosur “të gjithë që ishin brenda”.

Irani, megjithatë, tha se konsullata ngjir u godit nga gjashtë raketa të shkrepura nga avionët luftarakë F35.

Izrael – sipas praktikës së vet të zakonshme – nuk e ka komentuar sulmin, por agjencia e lajmeve Reuters e citoi një zyrtar të lartë të Qeverisë izraelite duke thënë në kushte anonime se ata që u goditën “kanë qenë përgjegjës për shumë sulme ndaj aseteve izraelite dhe amerikane dhe se kishin plane për sulme shtesë”.

Shtëpia e Bardhë tha se është e vetëdijshme për këtë ngjarje. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, tha se Uashingtoni “është i shqetësuar për cdo gjë që do të ishte përshkallëzuese, apo që shkakton rritje të konfliktit në rajon”.

Ambasadori i Iranit në Damask, Hossein Akbar, tha për televizionin sirian se pesë deri në shtatë persona janë vrarë nga ky sulm.

Ministria e Mbrojtjes e Sirisë tha se Izraeli e sulmoi konsullatën dhe se “të gjithë ata që ishin të pranishëm në ndërtesë u vranë apo plagosën”.

Teherani ka një prani të madhe ushtarake në Siri, derisa Izraeli ka kryer sulm të kohëpaskohshme kundër zonave të lidhura me Iranin në këtë vend, shpesh duke i vënë në shënjestër komandantët e IRGC-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026