Sulmi në Kramatorsk, raketa ruse mbi shtëpi dhe biznese, mes viktimave një fëmijë
Skuadrat e shpëtimit kanë kryer kërkime në rrënojat e një restoranti në lindje të Ukrainës, që ra pre e një sulmi rus me raketë në qendër të qytetit Kramatorsk.
Të paktën 4 persona janë konfirmuar të vdekur, përfshirë një adoleshent, por ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë më i lartë. Më herët një banor përshkroi atë që ndodhi.
Sinkron Franki, dëshmitar:
“Ishim veti i katërt dhe po qëndronim në restorant. Gjithçka shkonte mirë, kur papritur dëgjuam një zhurmë të fuqishme. Më pas kishte gjak ngado, xhama të thyer dhe njerëz të plagosur në rrugë”.
Ndërkohë, një supermarket në qytetin e Khersonit u sulmua gjithashtu, por nuk u raportuan viktima. Forcat e armatosura ruse kanë sulmuar si banesat ashtu dhe bizneset.
Autoritetet ukrainase deklarojnë se taktimat e përdorura nga rusët synojnë t’u mohojnë banorëve vendet e punës dhe aksesin tek ushqimi dhe produktet sanitare.
Në fjalimin e tij të përnatshëm, presidenti Volodymyr Zelensky dënoi sulmet ruse duke deklaruar se, ato provojnë se Rusia meriton të humbasë luftën dhe të gjykohet për krimet e saj.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se trupat e saj zmbrapsën me sukses 7 sulme të forcave ukrainase në drejtim të Donjeckut.
Një bazë e vogël ukrainase dhe një qendër komunikimi në këtë rajon u shkatërruan tërësisht.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë