Sulmi në Suedi: Policia vijon kërkimet pa vrasjes së tre personave
Policia suedeze po vazhdon kërkimin për autorin e një sulmi të dhunshëm që ndodhi në qytetin universitare të Uppsala-s, ku tre persona humbën jetën nga të shtënat me armë një ditë më parë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 sipas orës lokale, kur dëshmitarët dëgjuan të shtëna të shumta dhe panë njerëz që vraponin për t’u fshehur. Policia shpalli një zonë të gjerë rrethimi në qendër të qytetit dhe nisi një kërkim intensiv për një person të maskuar që dyshohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik.
Zëdhënësi i policisë së Uppsala-s, Magnus Jansson Klarin, tha për mediat suedeze se u gjetën tre persona që ishin qëlluar me armë dhe nuk kishte nevojë për t’i transportuar ata në spital. Aktualisht, hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet nuk kanë mundur të konfirmojnë ende nëse janë më shumë se një autor në këtë rast.
Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, e dënoi aktin si një “akt brutal dhune” dhe theksoi se ministria e tij ishte në kontakt të ngushtë me policinë për të monitoruar zhvillimet. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për atë që ndodhi në një moment të veçantë, ndërsa qyteti po përgatitej të festonte Valborgun, një festival i rëndësishëm për suedezët që shënon ardhjen e pranverës.
Incidenti ka pasur ndikim të gjerë edhe në transportin publik, me trenat që hynin dhe dilnin nga qyteti që u ndaluan përkohësisht midis orës 17:30 dhe 18:00.
Policia ka konfirmuar se të tre viktimat kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit, dhe ende nuk është njoftuar familjet e tyre. Ndërkohë, hetimet janë në vijim.
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)